Sport

FOTO/Amerika në alarm, edhe yjet e NBA sensibilizohen me njeriun që ndërroi jetë nga polici

28 Maj 2020, 20:38 Nga DOSJA
FOTO/Amerika në alarm, edhe yjet e NBA sensibilizohen me njeriun që

SHBA– Basketbollistët e NBA nuk ndalen së treguari indinjatën e tyre për një person që ka vdekur në Minneapolis, një video shokuese tregon momentin tragjik kur polici i Minneapolis e mbante përtokë George Floyd me një nga gjunjët e tij, disa momente para se ai të humbiste ndjenjat e të vdiste. Protestat vazhdojnë në Minneapolis, ndërsa pjesë janë bërë edhe yjet e koshit. LeBron James ka dashur të reagojë në Instagram, duke ripostuar foton me bluzën që shkruan: “Nuk mund të marr frymë”: Foto është e vitit 2014 kur kërkoi të tërhiqte vëmendjen për fatin e Eric Garner që humbi jetën në rrethana të ngjashme me Floyd.

 

 

 

STILL!!!! ???

A post shared by LeBron James (@kingjames) on

Protestës i është bashkuar edhe Stephen Curry, ylli i Golden State, që me një postim të gjatë nën foton e Floyd shkruan, “nëse ky imazh nuk të shqetëson e nuk të nervozon, atëherë nuk di ç’të them. George Floyd kishte një familje, nuk meritonte të vdiste, George ka kërkuar ndihmë dhe thjesht është injoruar, që do të thotë qartë se jeta e tij ‘negro’ nuk ishte konsideruar e rëndësishme. George është vrarë, e nuk ishte një qenie njerëzore për atë polic që, i ndërgjegjshëm, i mori jetën”. Përfundon Curry.

 

 

 

GEORGE FLOYD If this image doesn’t disturb you and piss you off, then idk. I’ve seen a lot of people speak up and try to articulate how fed up and angry they are. All good and well but it’s the same same same reality we live in. George Floyd. George Floyd. George has a family. George didn’t deserve to die. George pleaded for help and was just straight up ignored, which speaks loud and clear that his black life didn’t matter. George was murdered. George wasn’t human to that cop that slowly and purposefully took his life away. #georgefloyd

A post shared by Wardell Curry (@stephencurry30) on

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lebron james stephen curry lebron james stephen curry

Sondazh

Poll