Bota

Ramush Haradinaj: Të formohet sa më shpejt qeveria Hoti, Kosova nuk ka kohë për të humbur

29 Maj 2020, 05:24 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj: Të formohet sa më shpejt qeveria Hoti, Kosova nuk ka

Kosovë-  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që të formohet sa më shpejt qeveria e Avdullah Hotit.  Në një postim në Facebook, Haradinaj thekson se çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, shprehet ai.

Së fundmi Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi me votë unanime  që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Me këtë vendim gjykata dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Avdullah Hotin për të formuar qeverinë e re.

J.V/Dosaj.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni qeveria e re ne kosove ramush haradianj qeveria e re ne kosove ramush haradianj

Sondazh

Poll