Aktualitet

Surprizohet mjeku Pëllum Pipero, shpallet qytetar nderi në Skrapar

28 Maj 2020, 15:49 Nga DOSJA
Surprizohet mjeku Pëllum Pipero, shpallet qytetar nderi në Skrapar

SKRAPAR– Mjeku Pëllumb Pipero është shpallurn ‘Qytetar Nderi’ në qytetin e Skraparit. Mësohet se titulli është dhënë me miratimin e Këshillit Bashkiak të qytetit të lindjes së doktorit, i cili i bë shumë i njohur gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Me propozim të Kryetarit të Bashkise, Adriatik Mema, Keshilli i Bashkise Skrapar i dha titullin “Qytetar Nderi”, Profesor Pëllumb Piperos.

Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19,”- thuhet në motivacionin e titullit. 

Doktor Pipero është një nga mjekët shqiptarë që ka qenë gjithë kohës në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19. Ai madje, nuk është kursyer me këshilla të vazhdueshme,t eksa ftohej në emisionet televizive.

Vetë mjeku, ka deklaruar se i përgjigjet çdo personi që e merr në telefon për ta pyetur për masat që duhet të marrë ndaj Covid-19.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik mema pellumb pipero pellumb pipero shpallet qytetar nderi skrapar adriatik mema pellumb pipero pellumb pipero shpallet qytetar nderi skrapar

Sondazh

Poll