Aktualitet

Reklamonin resorte luksoze ‘fake’ në Shqipëri/ Zbulohet SKEMA e mashtrimit prej 84 mijë eurosh, si i vidhnin të

28 Maj 2020, 12:35 Nga DOSJA
Reklamonin resorte luksoze ‘fake’ në Shqipëri/ Zbulohet

DURRËS– Detaje të reja janë zbuluar nga mashtrimi prej 84 mijë eurosh që një grup prej tre personash iu bënin shtatasve të huaj që kërkonin të vinin për turizëm në Shqipëri. (Lexo këtu)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy gratë e arrestuara ishin nënë e bije, B.G., 43 vjeçe, S.G., 24 vjeçe dhe bashkëpunonin me një tjetër person të identifikuar si M.B., 31 vjeç për të mashtruar të huajit. 

Pas disa muajsh hetime u zbulua se nënë e bijë dhe bashkëpunëtori i tyre, kartat e vjedhura në Itali i klononin ne vendin tonë.

Gjithashtu kishin hapur një faqe në internet ku reklamonin hotele luksoze që nuk ekzistonin dhe mashtrunin të gjithë ata që donin të rezervonin pushime në Shqipëri.

Kartat e kreditit, ua siguronte një bashkëpunëtor në Itali, ndërsa 31- vjeçari i arrestuar nga Policia Shqiptare, thjesht i klononte. Pas shumë rasteve mashtrimi dhe parave të humbura, shqiptaret u denoncuan nga disa të huaj duke bërë të mundur dhe kapjen e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia ne durres durres policia ne durres

Sondazh

Poll