Aktualitet

EMRAT/ OFL vijon aksionin, i dërgon formularin Ilir Bajrit dhe 3 të dënuarve për grabitje në Tiranë

28 Maj 2020, 12:47 Nga DOSJA
EMRAT/ OFL vijon aksionin, i dërgon formularin Ilir Bajrit dhe 3 të

TIRANË-Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur formularin e deklarimit 3 të dënuarve për vjedhje me armë në Tiranë, Olsi Ibraliu, Kreshnik Allaraj dhe Erjon Kola. Njëkohësisht formulari i është dërguar edhe Ilir Rustemit (Bajri), njërit prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”. Ky i fundit është lënë në “Arrest me burg” nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Dosja e tij kaloi më pas në SPAK dhe në fund u transferua në Gjykatën e Shkodrës. Pak ditë më parë, kjo gjykatë vendosi të zgjasë afatet e paraburgimit për Ilir Bajrin dhe Behar Bajrin.

Njoftimi i policisë

OFL, 28 maj Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

– E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ofl vjedhje me dhune ofl vjedhje me dhune

Sondazh

Poll