Aktualitet

I dënuar për drogë e prostitucion në Itali, kush është vlonjati që përdori mbiemrin e gruas rumune për t’i shpëtuar

28 Maj 2020, 15:44 Nga DOSJA
I dënuar për drogë e prostitucion në Itali, kush

VLORË-Ergust Dumitru (Bubeqi), është 37-vjeçari shqiptar i arrestuar ditën e djeshme në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për një sërë veprash penale. Shqiptari u arrestua në vitin 2008 në Pescara në kuadër të një operacioni të quajtur “Carpe Diem”, së bashku me 27 persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga 60 persona.

Grupi kriminal e sillte drogën në Abruzzo dhe më pas e shpërndante në të gjithë italianë. Në shkurt të 2018-ës, Gjykata e Apelit në Aquila, e dënoi Bubeqin me 9 vite e 10 muaj burg për prostitucion dhe shfrytëzim narkotikësh. Në momentin e ekzekutimit të masës së sigurisë, shqiptari u arratis dhe autoritetet nuk mundën dot që të binin në gjurmët e tij.

Hetuesit më pas zbuluan se 37-vjeçari, ishte arratisur drejt Belgjikës dhe më pas erdhi në Shqipëri, ku ndryshoi edhe mbiemrin e tij, duke mbajtur atë të bashkëshortes së vet rumune, banuese në San Salvo. Menjëherë sapo zbuluan skemën e përdorur nga shqiptari, autoritetet italiane e shpallën në kërkim ndërkombëtar. Pas arrestimit në Shqipëri, Bubeqi do të ekstradohet në Itali, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergust dumitru policia e vlores ergust dumitru policia e vlores

Sondazh

Poll