Aktualitet

Intertet e godinave të shkatërruara nga tërmeti ende pa u hequr, kreu i Bashkisë Shijak tregon planin: Do i pastrojmë pasi

28 Maj 2020, 14:13 Nga DOSJA
Intertet e godinave të shkatërruara nga tërmeti ende pa u hequr,

SHIJAK- Inertet e shkaktuara nga tërmeti janë akoma në sheshet ku ka ndodhi shëmbja e tyre. Në Shijak, Durrës, Thumanë, madje dhe Tiranë në territorin e shkollës së mesme “Sami –Frashëri”. Ende inertete e tërmetit qëndrojnë në vendet ku ka ndodhur shkatërrimi dhe kjo për shkqe të ndryshme. Në Bashkinë e Shijakut gjendja është dhe më emergjente,  pasi dhe sasia e inerteve aty është më e madhe për shkak të dëmit që tërmeti solli në këtë zonë banimi.

Deri tani në Bashkinë Shijak janë shembur 13 pallate nga 18 që janë të pabanueshëm prej tërmetit të 26 Nëntorit. Inertet deri tani janë depozituar në vendet ku pallatet kanë qenë për momentin. Kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana në një prononcim për Dosja.al tha se heqja e inerteve do të bëhet vetëm, pasi të shemben edhe pallatet e mbetura. Më pas  të gjitha inertetet do të  transferohen në venddepozitimin që është në Porto-Romano. Zhvendosja e inerteve sipas kryetarit të Bashkisë Shijak nuk është e lehtë për tu përballuar pasi ka kosto. “Shpresat janë tek mbulimi i kostove nga  ministria e shtetit për rindërtim dhe fondin shqiptar të Zhvillimit”, thotë Arbana në prononcimin e tij.

Ai sqaron më tej se i ka bërë shkresë  ministrisë së linjës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pasi është njësi prokurimi dhe njësi zbatimi për objektet që do të rindërtohen. “Ne do bëjmë pjesën tonë të bashkisë me aq mundësi sa kemi dhe pjesën tjetër do të marrim mbeshtetjen e ministrisë dhe fondit shqiptar të zhvillimit. Ne mundësitë tona i kemi të kufizuara, nuk mund ta bëjmë dot 100% pastrimin e tyre”, thotë Arbana. Pastrimi është një kusht thelbësor dhe I domosdoshëm që sheshet  të kthehen në sheshe ndërtimi dhe banorët të kenë sërish shtëpitë e tyre. Çdo vonesë sjellë problem të mëdha  sociale duke shkaktuar efekt domino. Megjithatë Kryetari i Bashkisë Elton Arbana sqaron se bashkia e tij është e vetmja që ka avancuar me procesin e dosjeve.

Arbana thotë, se bashkia që drejton i ka mbyllur dosjet e 2700 familjeve të prekura nga tërmeti dhe se firmat e ndërtimit presin dritën jeshile për të filluar punën për rindërtimin e banesave kolektive.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demet e termetit elton arbana intertet ne shijak demet e termetit elton arbana intertet ne shijak

Sondazh

Poll