Aktualitet

Pronari nuk bëri aplikimin, 50 mijë punëtorë përfitojnë pagën e luftës, Ahmetaj: Transferimi i parave që nesër, paga e

28 Maj 2020, 14:00 Nga DOSJA
Pronari nuk bëri aplikimin, 50 mijë punëtorë

TIRANE-Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se 50 mijë qytetarë do të përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Në një intervistë për “News24”, Ahmetaj sqaron se bëhet fjalë për ata qytetarë, të cilët nuk kanë përfituar pagën e luftës, pasi administratorët e kompanive nuk kanë bërë aplikimin. Ministri shtoi, se Këshilli i Ministrave ka hequr instrumentin e aplikimit dhe përfitimi do të shkojë në llogaritë personale të qytetarëve.

Do jepet 40 mijë lekë të reja për ata që janë larguar nga puna nga 17 marsi 2020 deri 17 prill 2020. Përfitojnë 50 mijë qytetarë dhe shkon numri i përfutuesve të paketës së dytë në 179 mijë. Duke mos pritur që administrator të ndryshëm, në bazë të të dhënave tek drejtoria e Tatimeve, përfitimi do shkojë në llogaritë personale. Të pëunësuarit që kanë humbur punën për shkak të pandemisë do të përfitojnë 40 mijë lekshin“, u shpreh Ahmetaj.

Më tej ministri bëri me dije se transferimi i parave në llogari do të fillojë nga nesër, pasi administrata tatimore të bëjë verifikimet. Ahmetaj njoftoi gjithashtu se paga e tretë e luftës do të merret brenda 15 qershorit.

“Paga e tretë do të hidhet në mes të qershorit. Paga e tretë do të merret brenda 15 qershorit”, vijoi ministri.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben ahmetaj paga e luftes arben ahmetaj paga e luftes

Sondazh

Poll