Politike

Durrës/ Basha quan popullin dele: Shakatë e Ramës ju kushtojnë 100 mijë euro ora (VD)

30 Mars 2019, 17:19 Nga DOSJA
Durrës/ Basha quan popullin dele: Shakatë e Ramës ju

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvilloi një takim me qytetarët. Kjo vizitë vjen gati dy javë para paralajmërimit për protestën e opozitës që pritet të mbahet më 13 prill.

Gjatë fjalës së tij, kryeopozitari është shprehur se qeverisë së kryeministrit Edi Rama po i vjen fundi. Sipas Bashës, populli është dele që qesh me shakatë e tij, pasi kryedemokrati thekson se fatura e kryeministri është 100 mijë euro në orë.

Në fillim të fjalës së tij kryedemokrati i ka kërkuar një qytetari të kishte dalë në takimin e hapur me një poster ‘Rama si Maduro’ që ta largojë posterin.

Ma hiq atë Maduron të shoh njerëzit,”- është shprehur Lulzim Basha.

Më tej kreu i PD-së theksoi se në Shqipëri po vjen era e ndryshimit dhe se përgjegjësi për situatën që ndodhet sot vendi, sipas tij është kryeministri Edi Rama.

Qytetarë të Durrësit ju falënderoj nga zemra për këtë miting madhështor. Kjo është era e ndryshimit dhe e lirisë që ka ardhur edhe në qytetin juaj. Përshendetje të veçantë rinisë së Durrësit.

Po fryn era e ndryshimit dhe era e lirisë. Vëllezër dhe motra po fryn era e shpresës për çdo familje shqiptare.Ditën e djeshme përgjegjësi për gjendjen ku është sot Shqipëria përsëriti një shfaqje të shëmtuar. Dje isha në një takim me disa miq, në shtëpinë futbollistit Ali Mema dhe biseda e parë që qytetarët hapin janë hallet dhe problemet për shkak të faturave të larta.

Populli më i vafër paguan naftën njësoj si populli më i varfër. Qindra biznese të vogla kanë përfudnduar për kafsahtën e bukës sepse taksat e Gjushit dhe Ramës janë më të lartat Ata detyrohen të shkojnë jashtë shtetit sepse fitojnë më shumë si pastruse në Gjermani se sa biznesmen apo profesionist në Shqipëri.

Gjushi i krimit e ka rritur me 40% çmimin e ujit në Durrës. Kllouni që erdhi dje para jush nuk ishte klloun po hajduti më i madh në Shqipëi që fshihet pas batutave të rëndomta. Për dy vite ai ka grabitur 2 milionë euro nga taksat tuaja. Ai i vjedh 7-fish shqiptarët, popullin më të varfëruar të Europës. Dua t’i bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar.

Vëllezër dhe motra vetëm sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro. 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve! Dy milliard euro, i bie që ka vjedhur mesatarisht 2 vitet e fundit, 2.4 milion euro në ditë. 100 mijë euro në orë është tarifa e estradës së Edi Ramës, nuk është estradë është tallje me ju, të vjedhurit e mëdhenj, popullin e Shqipërisë, qytetarët e Durrësit.

Ndaj dua ti bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar dhe ja zbrazën sheshin dje. Edhe anëtarëve të administratës që rrinin kokëulur, por edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë e kripura të kryegastorit. Mos qeshni o dele se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro tuajat në orë. Kjo është fatura e Edi Ramës për popullin shqiptar,”- tha Basha.

Kryeopozitari komentoi gjithashtu edhe raportin e publikuar nga DASH, ku theksohej se korrupsioni në Shqipëri shkon në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar.

SHBA treguan të zezë mbi të bardhë të vërtetën që dinë të gjithë Shqiptarët. Shqipëria strehë e krimit dhe kjo e gjitha për shkak të korrupsionit të përhapur. E ka fjalën për Edi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn.Sa herë ta shikoni mjerueshëm në shehshin e Durrësit, kujtohuni se nuk keni një klloun, as një të sëmurë psiqik por hajdutin e xhepave tuaj. 100 mijë euro në orë është fatura e çdo shqiptari.

Ai ka vetëm një qëllim, të falimentojë fermerët shqiptarë. Qeveria nuk na duhet për të na treguar barcaleta dhe të fusë duart në xhepat e shqiptarëve,”– tha kreu i opozitës.

Lulzim Basha iu përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Kongrsin e PS-së tha se Basha është ‘një lider pa hallate’.

Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mija të trupit,”– the kreu i opozitës Lulzim Basha.(Lexo këtu)

Opozita ka zhvilluar 7 protesta kundër qeverisë Rama. Gjatë protestave ka pasur edhe tensione mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve pasi këta të fundit janë përpjekur të hyjnë në godinat e institucioneve.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë turmat e tyre. Prej kohësh opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres basha takim me qytetaret edi rama lulzim basha maduro basha ne durres basha takim me qytetaret edi rama lulzim basha maduro

Sondazh

Poll