Politike

Raporti i DASH/ Ministri Cakaj e pranon pa ‘komplekse’: Shqipëria është vend burimi për kanabisin

30 Mars 2019, 12:46 Nga DOSJA
Raporti i DASH/ Ministri Cakaj e pranon pa ‘komplekse’:

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. (Lexo këtu)

Në fjalën e tij, Cakaj ka pranuar se Shqipëria është vend burimi për kanabisin duke u shprehur se ky është një fakt dhe jo e fshehtë.

“Fillimisht them se raporti ofron një pasqyrë realiste dhe është inkurajuese në punën për reformat. Raporti thekson faktin se Shqipëria ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe luftës kundër krimit të organizuar. Raporti po ashtu afirmon se përtej sfidave, Shqipëria është në një moment poszitiv për shkak të rezultateve të reformës në drejtësi. Shqipëria është vend burimi kanabisi dhe kjo nuk është një fshehtësi kozmike. Por është dëshmitare e proceseve positive për rrallimin nga ana e institucioneve.”

Disa ditë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe korrupsionit. Sipas raportit, korrupsioni në Shqipëri shkon në të gjitha nivelet e qeverisjes thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj raporti i dash gent cakaj raporti i dash

Sondazh

Poll