Politike

Pranoi mandatin e Salianjit/ Dule injoron Karalmelon: Është kalimtar, s’ka domethënie

30 Mars 2019, 11:52 Nga DOSJA
Pranoi mandatin e Salianjit/ Dule injoron Karalmelon: Është kalimtar,

KORÇË– Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule gjatë një takimi me qytetarët në Korçë komentoi edhe situatën politike në vend.

Gjatë fjalës së tij, Dula nuk i kurseu kritikat lidhur me anëtarin e partisë së tij, Ligoraq Karamelon, i cili pranoi mandatin pas vendimit për djegien e tyre nga opozita.

“As Karamelo, as të ngjajshmit e tij, nga çdo drejtim që mund t’i bashkangjiten Ramës, nuk mund të shërbejnë si komardare shpëtimi. Janë thjesht fenomene, që në jetën politike të çdo vendi, janë kalimtare dhe nuk mund të kenë asnjë kontribut dhe asnjë domethënie. Rrjedhimisht, duhet të jemi të gjithë, më të vendosur se kurrë, që t’i përgjigjemi kërkesës popullore, të largohet Rama, të largohet qeveria e tij.”

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Dule nuk e la të kuptohej nëse kishte marrë një vendimin për pjesëmarrjen në to apo jo megjithatë edhe lidhur me këtë temë nuk la pa ironuzuar kryeministrin.

“Rama duhet mëshiruar. Tragjikomedia e tij personale rrezikon të kthehet në tragjedi të të gjithë vendit”.

Karamelo ishte një prej kandidatëve në listën e PD për Korçën, që vinte nga radhët e partive të koalicionit. Ai pranoi mandatin e deputetit, pavarësisht vendimit politik të opozitës për djegie në bllok. Opozita vendosi për djegien e mandateve pasi sipas tyre parlamenti kontrollohej nga krimi. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve nga opozita ligoraq karamelo pbdnj vangjel dule djegia e mandateve nga opozita ligoraq karamelo pbdnj vangjel dule

Sondazh

Poll