Politike

Klosi mbjell pemë në Kukës, pagoi 5 euro tek Salillari…por e detyroi të ngrejë lopatën (Foto)

30 Mars 2019, 17:25 Nga DOSJA
Klosi mbjell pemë në Kukës, pagoi 5 euro tek Salillari…por

KUKËS- Ministri i Mjedisit dhe Turizimit, Blendi Klosi ka vizituar Kukësin sot ku ka ndërmarrë edhe një aksion për shtimin e gjelbërimit.

Kështu, me mëngët përveshur, bashkë me të tjerë zyrtarë të Partisë Socialiste në këtë qytet, ministri ka mbjellë pemë.

Siç shihet edhe në këto foto, lopatat janë të reja dhe janë inaguruar me ardhjen e ministrit. Aq të reja janë lopatat, saqë edhe stampat ende nuk iu janë hequr, por le të shkojmë gjetkë…

Ministri Klosi në këtë aktivitet ekologjik është shoqëruar nga Pëllumb Salillari, drejtues i kompanisë Salillari Sh.p.k, një nga dy kompanitë që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit duke mbledhur kështu tarifën prej 5 euro që është vendosur që nga shtatori.

Me siguri, ministri e ka paguar një më një tarifën e vendosur për të kaluar në këtë rrugë, por megjithatë… ai nuk ka dalë i humbur. Klosi ka arritur që t’a bëjë Salillarin të mbjellë pemë, duke ‘kompesuar’ paratë e harxhuara.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi pellumb salillari tarifa e rruges se kombit blendi klosi pellumb salillari tarifa e rruges se kombit

Sondazh

Poll