Politike

“Lider pa hallate”, Basha-Ramës: Merret para jush me pjesët e mia të trupit

30 Mars 2019, 17:37 Nga DOSJA
“Lider pa hallate”, Basha-Ramës: Merret para jush me

DURRËS– Kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit, gjatë Kongresit të PS-së, se Basha është ‘një lider pa hallate’.

I pranishëm në një takim me qytetarët e Durrësit, Basha u shpreh se Rama s’ka punë tjetër veçse të merret me pjesët e tij të trupit në sy të popullit.

Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë që del para jush e shanë opozitën apo  merret me pjesët e mia të trupit, e bën shaka ka një hall, të fshehë atë që nuk e  fsheh dot më kurrë që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, si Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës ka zhvilluar një takim me qytetarët e Durrësit dy javë para protestës së paralajmërua që pritet të mbahet më 13 prill nga opozita. Këtë radhë protesta do të mbahet sërish para Kuvendit, por do të nisë në orën 18:00.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres edi rama lider pa hallate lulzim basha basha ne durres edi rama lider pa hallate lulzim basha

Sondazh

Poll