Politike

Kryemadhi takon fermerët në Lushnje: Frika e tyre është cilësia e produktit

30 Mars 2019, 12:03 Nga DOSJA
Kryemadhi takon fermerët në Lushnje: Frika e tyre është

LUSHNJE- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një vizitë në qyetin e Lushnjës, ku ka takuar disa fermerë. Kryemadhi është ndalur në fshatin Golem, ku ka parë nga afër problematikat e banorëve të zonës. Sipas saj ulja drastike me afërsisht 6 herë e subvencioneve për bujqësinë nga qeveria dhe mungesa e tregut për të shitur produktet e tyre kanë dëmtuar rëndë të gjithë fermerët e vendit.

Kryetarja e LSI shkoi në serën e një çifti të ri, të cilët pas studimeve universitare kishin vendosur kthimin në fshat për të investuar në bujqësi.

“Frika e tyre është cilësia e produktit dhe se sa ai do të jetë i pranueshëm produkti në tregun shqiptar. Bujqësia shqiptarë jo vetëm që vuan dhe jo vetëm që vajton në trishtimin e saj, por çdo ditë e më shumë mundësitë për shqiptarët për të krijuar hapësira të reja punësimi dhe për të zhvilluar ekonominë bëhen më të vështira”, shtoj kryetarja e LSI.

Më tej Monika Kryemadhi theksoi se LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë si një sektor që krijon punësim dhe të ardhura direkte në familjet shqiptare.

“Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë”, përfundoi ajo.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryemadhi takon fermeret ne shkoder monika kryemadhi kryemadhi takon fermeret ne shkoder monika kryemadhi

Sondazh

Poll