Aktualitet

APELI/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën, përballja e radhës më 11 qershor

28 Maj 2020, 07:01 Nga DOSJA
APELI/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Jaeld

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë sërish gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për shtyjen e gjyqit ka qënë fakti se ish-ministri nuk ka qënë i njoftuar për seancën gjyqësore. Një tjetër shkak është edhe pandemia e koronavirusit. 

Pas përfundimit të seancës, para mediave ka dalë avokati i ish-ministrit Tahiri, i cili bëri me dije se klienti i tij kërkonte me ngulm pafajësinë.

Ne kërkojmë pafajësi. Nuk dua të vijoj me procedurën. Saimir Tahiri që nga momenti i parë dhe deri më tani ka kërkuar prerazi pafajsinë,”-Maks Haxhia.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 11 qershor, ku të pranishëm pritet që të jenë të gjitha palët. Kjo ishte hera e parë që ish-ministri Tahiri mungoi në sallën e gjyqit, duke zgjedhur që të përfaqësohet nga avokatët e tij. Ndërsa për herë të parë, pas 3 viteve në arrati, i pranishëm ka qënë edhe ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri

Sondazh

Poll