Aktualitet

Grabiste plazhistët nën kërcënimin e thikës, arrestohet 29-vjeçari në Durrës, i dënuar më herët për vjedhje

28 Maj 2020, 06:25 Nga DOSJA
Grabiste plazhistët nën kërcënimin e thikës, arrestohet

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 29-vjeçarin me inciale E.H, pasi nën kërcënimin e  thikës vidhte kalimtarët në zonën e Plazhit. Sipas policisë në harkun kohor të 20 ditëve, 29-vjeçari arriti të grabiste 4 qytetarë. I riu është dënuar më herët për veprën penale “Vjedhja”.

Vjedhjet që ka kryer 29-vjeçari:

Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.
Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.
Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.
Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29-vjeçari në durrës arrestohet 29-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll