Aktualitet

Shotgun dhe kokainë! Policia shkon me informacione në Fresk, arrestohet 45-vjeçari, në shtëpi kishte ‘arsenal’ armësh

28 Maj 2020, 06:48 Nga DOSJA
Shotgun dhe kokainë! Policia shkon me informacione në Fresk,

TIRANË– Një 45-vjeçar është arrestuar pasi po qarkullonte me armë zjarri. I riu u ndalua nga forcat “Shqiponja”, të cilat kishin marrë informacion se në zonën e Freskut në Tiranë një person qarkullonte me armë dhe lëndë narkotike.

Pas kontrollit në zonë, efektivët e Policisë arrestuan 45-vjeçarin me iniciale A. G., banues në Tiranë, i cili në çantën e dorës kishte një pistoletë dhe kokainë. Ndërsa gjatë kontrolleve në banesë atij iu gjet edhe një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak. 45-vjeçari akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, dhe mund të dënohet deri në 7 vite heqje lirie.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Fresku”, zhvilluar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 1 shotgun, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas në zonën e Freskut qarkullonte në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fresku”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane zona e freskut policia e shtetit tirane zona e freskut

Sondazh

Poll