Aktualitet

Shembja e teatrit/ Pango: Godina kishte shumë histori, në çdo qeverisje ka pasur tentativa për të asgjësuar monumentet e k

28 Maj 2020, 06:48 Nga DOSJA
Shembja e teatrit/ Pango: Godina kishte shumë histori, në çdo

Tiranë- Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango në studion e “Abc News” ka deklaruar se në çdo qeverisje ka pasur tentativa për të shembur monumentet e kulturës. Sa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar, ai u shpreh se ajo ndërtesë kishte shumë histori dhe duhet të ndërtohet siç ka qenë.

“Ajo ndërtesë i ka mbajtur brenda të gjitha. Ka shumë histori. Dhe një nga kriteret që ka ligji evropian është që monumenti edhe nëse shembet për arsye natyrore, apo dora njeriut duhet të rindërtohet siç ka qenë. Lufta kulturore ka kaluar në një seri peripecish dhe historia jonë është vërtet e larmishme, por edhe monumentet janë të shumta. Nga njëra anë kemi një plejadë profesionistësh që janë për tu nderuar, por midis tyre ka njerëz që kanë futur në historinë e trashëgimisë kulturore Bylysin. Ndërkohë në çdo qeverisje pa përjashtim ka pasur tentativa të vazhdueshme dhe shumë shpesh të suksesshme për të asgjësuar monumentet e kulturës për shkak të ndërtimeve që do të bëheshin mbi to. Këtu kanë ceduar figura që kanë filluar nga nivelet e pushtetit lokal në nivele më të larta”, tha Pango.

Kjo deklararë e Ylli Pangos vjen, pasi më 17 maj me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Ky vendim është kundështuar edhe nga opozita jashtë parlamentare. Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pas shembjes  së godinës së Teatrit Kombëtar ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e 1 në Shkodër. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se godina e teatrit do të ndërtohet në të njëjtin truall, por do të jetë një projekt i ri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar ylli pango shembet teatri kombetar ylli pango

Sondazh

Poll