Aktualitet

Lufta me krimin/ SPAK dhe Çela kundër projekt-ligjit të Sandër Lleshajt: Jemi të pavarur, s’japim llogari para ministrit

28 Maj 2020, 05:38 Nga DOSJA
Lufta me krimin/ SPAK dhe Çela kundër projekt-ligjit të

Tiranë- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion, Arben Kraja kanë dalë kundër projekt-ligjit të propozuar nga ministri i i Brendshëm, Sandër Lleshaj për të luftuar krimin e organizuar.

SPAK është dakrod me ndryshimet ligjore për ligjin anti-mafia, por ngritjen e një komiteti anti-krim në varësi të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj,  e ka cilësuar si anti-kushtetuese. Kraja bashkë me Olsian Çelën deklarojnë se nuk mund të jenë pjesë e këtij komiteti, pasi janë institucione të pavarura dhe nuk japin llogari para ekzekutivit.

“Përfshirja në këtë komitet e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi. Prokurori i përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutivi”, thuhet në reagimin e tyre.

Pjesë nga shkresa e Arben Krajës dhe Olsian Çelës.

 “5.1 Pika 1 e nenit 131 të ndryshuar konstatojmë se, krahas termit “procedim policor” të propozuar për t’u shtuar me nenin 1 të projektligjit, përfshin dhe termin “veprimtari informative-gjurmuese” e cila nuk është në përqasje me kuptimin e termave të parashikuar në nenit 6 në fuqi të ligjit nr. 108/2014, si dhe është hequr urdhërimi ligjor “…kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e veçanta…”, ndryshime dhe riformulime që e bëjnë të paqartë pjesën hyrëse të pikës 1 të këtij neni.-Për këto arsye, mendojmë dhe sugjerojmë rivlerësimin për rishikimin në tërësi të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, duke nënvizuar disa mendime/sugjerime për ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë: i) Në relacionin shoqërues të projektligjit nuk është bërë asnjë sqarim se, -cili është kuptimi i termit “veprimtari informative-gjurmuese”?! -cili është dallimi i tij me termin “veprimtari gjurmuese” që parashikon pika 28 e nenit 6 të fuqi!, dhe -cilat janë arsyet e heqjes së kërkesës për t’u autorizuar nga prokurori marrja e masave të veçanta?!, mungesa e të cilave ka krijuar paqartësi që çmojmë se janë të nevojshme pët t’u sqaruar në kuadrin e transparencës në procedurën e hartimit dhe diskutimit të këtij projektligji, veçanërisht për ndjeshmërinë publike që kanë “masat e veçanta” në kompetencë të policisë së shtetit që parashikon ky nen i projektligjit. -Për arsyet mësipër, sugjerojmë vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131 “Masat e veçanta”, i ndryshuar me nenin 4 të projektligjit. ii) Në vijim të komenteve dhe sugjerimeve për mosmiratimin e nenit 1 të projektligjit që shton pikën 29/1 me kuptim të mbivendosur të termit[1] “procedim policor” ku është përfshirë dhe “veprimtaria hetimore në kuadrin e hetimit penal”, çmojmë se pika 1 dhe pika 3 e nenit 131 të riformuluar, evidenton qëllimin e heshtur të përfshirjes së “procedimit policor” për përdorimin e masave të veçanta në afatet e parashikuara në nenin 131 edhe në veprimtarinë hetimore në kuadrin e procedimit/hetimit penal, që përbëjnë shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale në dispozitat e referuara në pikën 2 mësipër, me pasoja pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë[2]  e akteve të përftuara prej tyre”. 

Ditën e djeshme Dosja.al raportoi se SPAK dhe Çela kanë dalë edhe kundër nismës që  policinë të përgjojë pa lejen e prokurorit:

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraha ligji per policine e shtetit olsian cela arben kraha ligji per policine e shtetit olsian cela

Sondazh

Poll