Aktualitet

Sërish shkatërrim! Kompleksi “Drymades Inn”, me në krye biznesmenin Lorenc Gjikuria nxjerr fadromat në vijën bregdetare

27 Maj 2020, 19:19 Nga DOSJA
Sërish shkatërrim! Kompleksi “Drymades Inn”, me në

HIMARË– Kompleksi “Drymades Inn”, me në krye biznesmenin Lorenc Gjikuria ka nisur të kryejë punime në vijën bregdetare përpara resortit të tij. Dosja.al ka siguruar pamje, ku shihet se si eskavatorët kanë zbarkuar në këtë vijë bregdetare dhe po kryejnë punime.

Në sfond vihen re, që ka hekura dhe mbetje nga më të ndryshmet që ka lënë pas sezoni i dimrit dhe erërat e forta që kanë përfshirë këtë zonë.

Siç duket, Gjikuria ka marrë përsipër të bëjë rregullime përpara kompleksit të tij, dhe po përgatitet për hapjen e sezonit veror, por në kurriz të vijës bregdetare të Drymades.

Ajo ç’ka bën përshtypje është se ndryshe nga një biznesmeni Artur Bubeqi, pronari i kompleksit “Sarajet e Pashait”, i cili për të njëjtën vepër u gjobit me 2 milionë lekë, Gjikurias ende nuk i është prekur asnjë ‘fije floku’ nga autoritetet.

Të mos u kenë rënë në sy fadromat dhe punimet që po kryhen?!

Më herët Dosja.al, ka publikuar pamje nga punimet në Dhërmi, ku shihej se si fadromat përpara kompleksit “Sarajet e Pashait”, po gërryenin vijën bregdetare. Por ndryshe nga Gjikuria, Bubeqi e mori ndëshkimin e tij.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur bubeqi drymades inn lorenc gjikuria sarajet e pashait artur bubeqi drymades inn lorenc gjikuria sarajet e pashait

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2020, 18:19

Rekuiem për Teatrin

Nga Florian VlashiKafka shkruan se momenti më i rrezikshëm i ditës është zgjimi. Mëngjesin e së dielës 17 maj, në orën 4:30 kish filluar shembja e Teatrit Kombë...