Aktualitet

Firmoset marrëveshja dypalëshe, patentat shqiptare do të njihen dhe në Turqi

27 Maj 2020, 18:41 Nga DOSJA
Firmoset marrëveshja dypalëshe, patentat shqiptare do të njihen

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrëveshjen për njohjen e patentave turke në Shqipëri. Kjo marrëveshje ishte firmosur më parë dhe në Turqi, dhe tashmë do ketë një njohje të ndërsjelltë mes dy vendeve për të njohur patentat. Sipas vendimit bëhet me dije se lejet e drejtimit të shqiptarëve do të njihen edhe në Turqi kurse ato turke do të njihen edhe në Shqipëri.

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare”, shkruhet në njoftim.

Më herët Shqipëria të njëjtën marrëveshje e ka firmsour dhe me vende të tjera, ku së fundmi patentat janë njohur në Greqi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet njohja e patentave patentat shqiptare njohja e patentave patentat shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2020, 18:19

Rekuiem për Teatrin

Nga Florian VlashiKafka shkruan se momenti më i rrezikshëm i ditës është zgjimi. Mëngjesin e së dielës 17 maj, në orën 4:30 kish filluar shembja e Teatrit Kombë...