E padëgjuar më parë! Policia gjobit biçikletat që nuk ecin në korsinë e tyre, 10 mijë lekë për ecjen në rrugën e aut
27 Maj 2020, 18:13Nga DOSJA
TIRANË– Policia ka gjobitur ditën e sotme 36 drejtues biçikletash, pasi nuk kanë respektuar Kodin Rrugor.
Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se drejtuesit e biçikletave janë gjobitur me nga 1 mijë lekë të reja secili, pasi janë pikasur teksa ecin në rrugnë e automjeteve dhe jo në korsinë e lejuar posaçërisht për to.
Në njoftim thuhet gjithashtu se këto masa kanë filluar të merren pasi, pas një vëzhgimi është vënë re se është rritur përdorimi i biçikeltave në kryeqytet dhe se shumë prej tyre, për nga mënyra e drejtimit të mjetit lëvizës, bëhe shkak për aksidente rrugore.
“Pedalo biçikletën në pistat e rezervuara për to, respekto rregullat, për sigurinë tende dhe të tjerëve në rrugë. Duke konsideruar rritjen e ndjeshme të përdoruesve të biçikletave në kryeqytet dhe faktin që në disa ngjarje rrugore janë përfshirë shumë drejtues biçikletash, rrugorët e kryeqytetit, prej disa ditësh kanë analizuar me kujdes mekanizmat e ngjarjeve rrugore dhe shkaqet e tyre. Me qëllim disiplinimin e lëvizjes së drejtueseve të biçikletave sipas dispozitave të parashikuara në nenin 180 të Kodit Rrugor shqiptar, por edhe parandalimin e ngjarjeve të rënda që vijnë edhe si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e biçikletave, janë monitoruar dhe organizuar kontrolle në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, të cilat edhe pse tashmë janë të pajisura me pista të rezervuara për biçikletat, shumë drejtues biçikletash preferojnë të qarkullojnë në korsitë e lëvizjes së automjeteve apo në korsitë e shërbimit publik, duke u kthyer në një rrezik permanent për veten dhe përdoruesit e rrugës në tërësi. Krahas monitorimit dhe këshillave ndaj kësaj kategorie, për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të rrugës, nuk kanë munguar edhe masat administrative për ata që nuk përdorin pistat e rezervuara, nuk respektojnë sinjalizimin e ndritshëm semaforik, nuk marrin biçikletën për dore dhe si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët,”- shkruhet në njoftim që Policia e Shtetit ka publikuar krah videos.
Ndërkohë Dosja.al ka sjellë edhe foton e gjobës që ka marrë një nga drejtuesit e biçikletave.
Siç shihet, gjoba është në vlerën e 1 mijë lekëve dhe i adresohet një personi në emrin e tij.
Tashmë, siç duket, të gjithë drejtuesit e biçikletave duhet të marrin masat sepse mund të gjobiten nëse nuk ecin në korsinë e tyre. Por në rrugët që nuk ka korsi biçikletash, çfarë ndodh?
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka reguar disa ditë pas shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Luan Daci.Në një reagim zyrtar, ONM-ja u ësh...
TIRANË– Qeveria Shqiptare, me vendim të Këshillit të Ministrave ka vendosur që të rihapen të gjitha gjykatat për të zhvilluar seancat e planifikuara gjyqës...
TIRANË- Shtatzanë në muajin e nëntë, Mira* i mbijetoi më 13 maj dhunës së bashkëshortit që i shtrëngoi duart në fyt. Terrori në shtëpinë e saj në Babrru të...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, aktorin Kastriot Çaushi. Ceremonia u zhvillua ditën e sotme në ambjentet e Presi...
ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme në Boloja të Italisë. Mësohet se shqiptari i identifikuar Sokol Keci, sot do të festonte 46 vjet...
LEZHË- Aleanca për Mbrotjen e Teatrit është ndalur sot në Lezhë. Artsistët dhe aktivistët e AMT, janë takuar me qytetarët dhe u kanë kërkuar firmosjen e pe...
TIRANË- Për t’u pajisur me pasaportë biometrike, qytetari pasi hyn te e-Albania klikon së pari në opsionin “Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim pa...
LIBRAZHD– Dy persona kanë grabitur gjatë natës një market të zonës. Autorët e identifikuar me inicialet: A.K., dhe B.Q., kanë vjedhur rreth 55 000 lekë dh...
SHIJAK– Më 5 maj në zonën e Luginës në Shijak nisi shembja e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. Në zonë për të inspektuar nga af...