Aktualitet

Shkarkimi i Luan Dacit, ONM: Vendimet e marra nga ai si anëtar i trupës gjykuese në KPA, nuk duhet të zhbëhen

27 Maj 2020, 17:56 Nga DOSJA
Shkarkimi i Luan Dacit, ONM: Vendimet e marra nga ai si anëtar i

TIRANË– Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka reguar disa ditë pas shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Luan Daci.

Në një reagim zyrtar, ONM-ja u është përgjigjur disa pyetjeve të marra nga meidat, në lidhje me procesin e Vettignut dhe ndër të tjera shprehet se vendimet e miratuara nga Dhoma e Apelit, pjesë e të cilës ka qenë edhe Daci, nuk duhet revokuar, pasi nuk janë vendime të marra nga një person i vetëm.

Më tej në reagim sqarohet se përse ONM-ja nuk i ka vërejtur këto çështje për të cilat akuzohet zoti Daci dhe shkruhet se në në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar.

Reagimi i plotë 

Qëndrim i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në përgjigje të pyetjeve të marra nga media në lidhje me procesin e vetingut:

-A është e vërtetë që ONM-ja ka hedhur poshtë një kërkesë nga një vlerësues për të marrë në konsideratë veprime disiplinore ndaj z. Daci?

Kundër z. Daci janë ngritur akuza në vëmendjen e vëzhguesve ndërkombëtarë. Ndërsa faktet i paraprinë fillimit të procesit të vetingut, vëzhguesit, sipas parashikimeve të ligjit të vetingut, nuk ishin kompetentë për të ndërmarrë veprime nga pikëpamja disiplinore. Mekanizmi disiplinor i parashikuar në ligjin e vetingut zbatohet për sjelljen e anëtarëve të institucioneve të vetingut që nga momenti i emërimit të tyre në detyrë e tutje. Sidoqoftë, ONM-ja sinjalizoi se për të vlerësuar lidhjen kriminale, personat që i paraqesin këto akuza duhet t’u drejtoheshin autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri, ashtu siç edhe ndodhi.

A duhet të revokohen të gjitha vendimet e miratuara nga Dhoma e Apelit me një anëtar të dyshuar si mashtrues?

Ne konstatojmë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm.

Si është e mundur që ONM-ja nuk i ka vërejtur këto çështje për të cilat akuzohet zoti Daci? ONM-ja ishte pjesë e para-vetingut.

Ligji i vetingut dhe kushtetuta shqiptare i atribuojnë një rol specifik monitorimi ONM-së në procesin përpara formimit të institucioneve të vetingut. Vëzhguesit e ONM-së kishin një periudhë prej katërmbëdhjetë ditësh për të shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe më pas nxorën vlerësimin dhe rekomandimet e tyre të arsyetuara (sipas Nenit 7, paragrafi 7 i Ligjit 84/2016). Siç thuhet në secilin parashtrim para parlamentit shqiptar si autoriteti emërues, vlerësimi dhe rekomandimet e arsyetuara të nxjerra për aplikantët u hartuan në bazë të njohurive më të mira të vëzhguesve, si dhe mbi bazën e informacionit të vënë në dispozicion brenda afatit të rreptë të parashikuar me ligj. Për çështjen specifike që lidhet me mosveprimin e pretenduar të z. Dacit për t’iu nënshtruar një veprimi disiplinor gjatë kohës që shërbente si gjyqtar, ONM-ja vëren se në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar.

Ndërkohë më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.  Ai u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci luan daci

Sondazh

Poll