Aktualitet

Rihapen sallat e gjyqeve, seancat do të zhvillohen pa publik dhe me dyer të mbyllura

27 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA
Rihapen sallat e gjyqeve, seancat do të zhvillohen pa publik dhe me dyer

TIRANË– Qeveria Shqiptare, me vendim të Këshillit të Ministrave ka vendosur që të rihapen të gjitha gjykatat për të zhvilluar seancat e planifikuara gjyqësore.

Në aktin normativ, të ndryshuar me vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet se tashmë, pas periudhës së pandemisë, do të nisë rizhvillimi i seancave gjyqësore, por duke zbatuar një protokoll sigurie.

Në vendim thuhet se duhen shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore. Të gjitha senacat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave dhe pa praninë e publikut.

Në fillim të pandemisë, seancat gjyqësore u mbyllën për shkak të koronavirusit dhe u e la e hapur mundësia për të zhvilluar seanca gjyqsore vetëm për çështje të ngutshme. Ndërkohë, pritet që KLP dhe KLGJ të miratojë rregullat më të detajuara për mënyrën e zhvillimit të seancave gjyqësore. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapen senacat gjyqesore hapen senacat gjyqesore

Sondazh

Poll