Politike

Reforma Zgjedhore, Basha pret në zyrë Kryemadhin dhe Vasilin

27 Maj 2020, 17:21 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, Basha pret në zyrë Kryemadhin dhe Vasilin

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe me Petrit Vasilin.

Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë blu, dhe në fokus është tema e “Reformës Zgjedhore”.

Më herët, Bashës i shkoi në zyrë ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ekspertët e Reformës Zgjedhore.

Ndërsa, një ditë më parë, kreu i selisë blu zhvilloi takimin me Yuri Kim teksa biseduan kryesisht për Reformën Zgjedhore dhe Basha u zotua që kjo e fundit të mbyllej para 31 majit.

Ndërkohë Ambasada Amerikane ka dhënë dy porosi gjatë këtyre javëve që janë: Finalizimi i Reformës Zgjedhore dhe debati për Reformën në Drejtësi, që sipas Kim ka aludime edhe për një marrëveshje për të sabotuar procesin. Këto aludime janë mohuar nga të gjitha palët politike, ndërsa ambasadorja i ka kursyer emrat për gazetarët. Ndërkohë që paraditen e sotme, Këshilli Politik, dakordësoi kuotat gjinore për gratë në zgjedhje, financimin miks të partive dhe periudhën zgjedhore, 15 prill-15 maj ose 15 tetor deri në 15 nëntor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi petrit vasili reforma zgjedhore lulzim basha monika kryemadhi petrit vasili reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2020, 15:27

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, në të cilin  flitej për një ‘pazar’ për emërimet e në Gjykatë...