Politike

Nisma Adriatiko-Joniane/ Në mbledhje merr pjesë dhe ministri Cakaj: Bashkëpunim rajonal për të tejkaluar pasojat e COVID-19

27 Maj 2020, 10:23 Nga DOSJA
Nisma Adriatiko-Joniane/ Në mbledhje merr pjesë dhe ministri Cakaj:

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen që Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane zhvilluan sot.

Kjo nismë, sipas Ministrit në detyrë Cakaj, ka rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE.

Në një reagim në Facebook lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë takim, Cakaj theksoi se diskutimi u përqendrua në masat e përbashkëta të marra nga të gjitha vendet në luftën kundër COVID-19, domosdoshmërinë e hapjes së kufijve dhe rimëkëmbjes ekonomike.

“Shqipëria vazhdon të luajë rol të pazëvendësueshëm në nismat rajonale dhe të bëjë punë të fortë e sistematike në të gjitha projektet e nevojshme për të përparuar tutje drejt Bashkimit Evropian,”– përfundoi reagimin e tij Cakaj.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e turizmit, mjedisit, infrastrukturës dhe transportit.

POSTIMI I PLOTË:

Sot morëm pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane. Kjo nismë ka rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE.

Biseduam për masat e përbashkëta në luftën kundër COVID-19, domosdoshmërinë e hapjes së kufijve dhe rimëkëmbjes ekonomike. Theksuam, po ashtu, gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin nëpëmjet projekteve konkrete në fushën e turizmit, mjedisit, infrastrukturës dhe transportit.

Shqipëria vazhdon të luajë rol të pazëvendësueshëm në nismat rajonale dhe të bëjë punë të fortë e sistematike në të gjitha projektet e nevojshme për të përparuar tutje drejt Bashkimit Evropian.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj nisma adriatiko-joniane gent cakaj nisma adriatiko-joniane

Sondazh

Poll