Politike

KULISAT/ Rama shfaqet në Lushnje pa të “fortin” e zonës, Braçe mungon në takim… kush e zëvendësoi?!

27 Maj 2020, 10:13 Nga DOSJA
KULISAT/ Rama shfaqet në Lushnje pa të “fortin” e

LUSHNJE- I palodhur në rrjete sociale dhe në terren, të gjithë e dinë lidhjen e ngushtë të zv.kryeministrit Erion Braçe me zonën e tij elektorale.

Por si për çudi të të gjithëve, në takimin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në një nga fermat më të mëdha të mbarshtimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit të kësaj zone, Braçe nuk u pa askund.

Shefi i qeverisë i kushtoi një vëmendje të madhe për gati 15 minuta transmetim në ERTV, takimit, por Braçe nuk doli për asnjë moment në video.

Të ketë qenë vallë zgjedhja e tij? Apo ndërhyrja e zv.kryeministrit në shitjen me shumicë dhe pakicë të qepëve dhe patateve të zonës, të ketë irrituar Ramën? Në vend të Braçes, banorët e zonës kanë parë krah kryeministrit disa drejtorë zonalë.

Këtë askush s’mund ta thotë me siguri…

 

#RESPEKT?Lushnjë – Në një nga fermat më të mëdha të mbarshtimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit ku me mbështetje financiare të qeverisë dhe të BE-së, po realizohet një projekt i shkëlqyer transformimi kuptimplotë, shembull kuptimplotë ndër plot të tjerë, i Rilindjes Rurale??????#ShqipëriaqëDuam??☀️

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 27. Mai 2020

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion brace rama ne lushnje edi rama erion brace rama ne lushnje

Sondazh

Poll