Politike

27 Maj 2020, 15:27 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, në të cilin  flitej për një ‘pazar’ për emërimet e në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për “Albanian Daily News”, Meta është shprehur se ai mesazh është një kambanë alarmi për të gjithë.

Ai shton se me publikimin e mesazhit pas 7 muajsh, synonte të tregonte paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë për Reformën në Drejtësi.

“Ky mesazh po publikohet mbas 7 muajsh, pikërisht sepse është më aktual se kurrë dhe shërben si një kambanë alarmi për të gjithë. Ai tregon se ishte i domosdoshëm si një akt sovraniteti, transparence, por edhe paralajmërimi, për cdo aktor që mban përgjegjësi për dështimet e rënda të Reformës në Drejtësi dhe që tenton ta ndajë këtë dështim me të vetmin aktor të përgjegjshëm, me integritet, super-bashkëpunues, dhe paralajmërues për këto pasoja të zbatimit të njëanshëm dhe në errësirë të Reformës në Drejtësi që është Presidenti i Republikës”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emerimet e ne gjykaten kushtetuese ilir meta meta publikon mesazhin e diplomatit emerimet e ne gjykaten kushtetuese ilir meta meta publikon mesazhin e diplomatit

Sondazh

Poll