Politike

‘Liria duhet ruajtur ndaj çdo forme diktature’/ Presidenti Meta dekoron heroin Vasil Laçi, i riu tentoi të vriste Viktor

27 Maj 2020, 12:12 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot heroin e popullit, Vasil Laçi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Me anë të një njoftimi zyrtar, Presidenca ka njoftuar se dekorata pas vdekjes është dhënë për aktin e vetëflijimit të tij, pasi i riu u përpoq të vrasë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Atdhetarit antifashist, që me aktin e tij heroik dhe vetëflijues u tregoi të gjithë shqiptarëve e veçanërisht rinisë, se rruga drejt lirisë dhe çlirimit të atdheut kalonte vetëm përmes fuqizimit të rezistencës së paepur ndaj pushtuesve dhe gatishmërisë edhe për sakrificën më sublime. Atentati i tij kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar”.

Më tej, Meta shkruan se i riu luftoi për lirinë e Shqipërisë, e cila në asnjë kohë nuk është e garantuar. 

I veshur me kostum kombëtar shqipëtar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm. Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë. Vasil Laçi mbetet hero edhe i ditëve të sotme. Duke i kujtuar brezave se liria nuk dhurohet por fitohet. Një liri, që nuk u fitua një herë e përgjithmonë dhe që nuk mund kurrë të jetë e tillë, por që duhet ruajtur dita-ditës ndaj çdo forme diktature apo tiranie. Ndaj çdo regjimi të çdo kohe që shtyp lirinë e fjalës, të mendimit, dhe të drejtave themeltare për të jetuar një jetë të denjë, sovrane dhe me integritet,“-është shprehur Meta. 

Por kjo nuk është hera e parë që Meta dekoron Laçin, pasi të njëjtin titull ia dha më 31 dhjetor të vitit 2019. Nuk dihet arsyeja e dekorimit të dytë të heroit shqiptar, dhe rikthimi i ngjarjes nga Presidenca. 

79 vite më parë, më 17 maj të vitit 1941, teksa Mbreti i Italisë dhe Perandori i Etiopisë, Viktor Emanueli III (që gjithashtu ishte pagëzuar edhe si Mbret i Shqipërisë pas dorëzimit të Kurorës së Skënderbeut më 14 prill të 1939-ës), kishte mbaruar vizitën e tij shtatëditore në Shqipëri dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në Rrugën e Durrësit, u qëllua disa herë me revolver në drejtim të tij nga një djalosh 19-vjeçar, me origjinë nga fshati Piqeras i Sarandës, i cili quhej Vasil Laçi. Mbreti Viktor Emanueli III-të shpëtoi paq pa u vrarë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta dekoron vasil lacin vasil laçi ilir meta meta dekoron vasil lacin vasil laçi

Sondazh

Poll