Bota

I kërkoi 50 euro italianit në këmbim të telefonit që gjeti në lokal, 28-vjeçari shqiptar arrestohet në flagrancë

27 Maj 2020, 15:33 Nga DOSJA
I kërkoi 50 euro italianit në këmbim të telefonit që

ITALI-Mëngjesin e sotëm karabinierët e Capannorit, kanë arrestuar për zhvatje një 28-vjeçar shqiptar. Ky i fundit punonte dhe ishte resident në Itali prej kohësh. Ditën e djeshme, shqiptari gjeti një culular në një lokal, që i përkiste një 37-vjeçari italian. Më pas ai telefonoi gruan e italianit, duke i kërkuar 50 euro në këmbim të celularit, “Samsung S8”.

Palët ranë dakord që do të takoheshin në vendin e punës të italianit në Cappanori. Karabinierët ndërkohë ishin duke ruajtur shqiptarin dhe në momentin e shkëmbimit, ndërhynë duke i vënë prangat. Sipas mediave italiane, shqiptari nuk ishte i vetëdijshëm se ky akt përbënte vepër penale. Për momentin shqiptari ndodhet në arrest shtëpi, në banesën e tij në Altopascio.

Marrë nga Lanzione.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shantazh shqiptari ne itali shantazh shqiptari ne itali

Sondazh

Poll