Bota

E mrekullueshme! Nuk bën dasmë për shkak të Covid-19, doktori dhe infermierja zgjedhin të martohen brenda spitalit ku punoj

27 Maj 2020, 14:41 Nga DOSJA
E mrekullueshme! Nuk bën dasmë për shkak të Covid-19,

LONDËR– Edhe pse në një kohë pandemie ku mjekët dhe infermiërët janë vijën e parë të Covid-19 mesa duket disa kanë kohë edhe për veten sigurisht që duke mos u larguar për asnjë moment nga pacientët.

I tillë është rasti i një infermierje dhe një mjek që duhej të anulonin dasmën e tyre për shkak të epidemisë së koronavirusi por nuk e kanë bërë pasi ata janë martuar brenda spitalit.

Doktori Jann Tipping, 34- vjeç dhe infermierja Annalan Navaratnam, 30- vjeçe, vunë kurorë në kapelën e e spitalin St Thomas të Londrës. Po për këtë nuk janë lumturuar vetëm ata por edhe dasmën e tyre e kanë shoqëruar edhe disa pacientë dhe të afërm nëpërmjet një lidhje virtuale.

Ndërkohë çifti është shprehur se vendosi ta bëjë dasmën sa ishin të dy akoma të shëndetshëm.

Zonja Tipping dhe zoti Navaratnam i kishin anuluar planet e tyre fillestare për t’u martuar në gusht sepse kishin frikë se familjet e tyre nuk do të mund të udhëtonin të sigurta nga Irlanda Veriore dhe Sri Lanka  atë ditë.

Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota annalan navaratnam jann tipping annalan navaratnam jann tipping

Sondazh

Poll