Bota

Nuk mjaftoi Covid-19, pickimi i rriqrave kthehen në problem për qytetarët e Kosovës

27 Maj 2020, 15:16 Nga DOSJA
Nuk mjaftoi Covid-19, pickimi i rriqrave kthehen në problem për

KOSOVË- Sikur mos të mjaftonte pandemia e koronavirusit  mjekët e Kosovës po përballen edhe me një sfidë tjetër, pasi shumë njërëz po pickohen nga rriqrat. Këtë e ka bërë me dije Insituti Publik në Kosovë ku thotë se qyteti më i prekur nga ky infeksion është Malisheva, ku deri më tani janë regjistruar  285 pickime. Po ashtu IKSHP-së ka bërë  të ditur se Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinfektim për zhdukjen e rriqrave.

Gjithashtu IKSHP-ja në Kosovë ka dhënë disa rekomandime për t’u mbrojtur nga ky fenomen.

Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove rriqra kosove rriqra

Sondazh

Poll