Bota

Koronavirusi/ Rëndësia e dyqaneve të berberëve për komunitetin me ngjyrë

27 Maj 2020, 13:27 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Rëndësia e dyqaneve të berberëve për

Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën e jetës për miliarda njerëz në botë. Tashmë njerëzit po përballen me rregulla të forta pas lehtësimit të masave për Covid-19 në mënyrë që të mos nxisin një valë të dytë  të koronavirusit.

E gjithë bota për të paktën 3 muaj ka qenë në izolim dhe berberët nuk kanë punuar për gjithë  këto kohë, duke lënë shumë burra dhe djem pa u qerthur.

Mediat e huaja e shkruajnë se mungesa e berberëve  gjatë kësaj kohe ka ndikuar shumë për shëndetin  mendor tek njerëzit me ngjyrë.

Sepse sipas BBC për  çdo rast kur qytetarët shkojnë për shërbimet e tyre tek një berber, ndan eksperienca dhe histori nga jeta duke u ndjerë më mirë, ndërsa mbyllja e të gjithë dyqaneve të berberëve prej më shumë se dy muajsh ka ndikuar negativisht tek ta.

Veçanërisht në komunitetin e njerëzve me ngjyrë, pasi berberët për ta ishin një nga hapësirat e pakta ku mund kalonin  mirë.

Ndërkohë tani distanca sociale duhet të ruhet edhe me rihapjen e dyqaneve të berberëve të rihapen.  Por a do të ndihen burrat sërish njësoj edhe me këto rregulla të reja të Covid-19.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota komuniteti me ngjyrë koronavirusi ne bote komuniteti me ngjyrë koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll