Bota

Shtohen rastet e reja në Maqedoninë e Veriut/ 3 viktima dhe 26 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

27 Maj 2020, 13:51 Nga DOSJA
Shtohen rastet e reja në Maqedoninë e Veriut/ 3 viktima dhe 26 të

MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 3 persona dhe janë konfirmuar 26 raste të reja me Covid-19. Qeveria e Maqedonisë ka nisur me lehtësimin e masave, por  bilanci  ditor ka shqetësuar sërish autoritetet vendase.

Lajmi është bërë me dije nga  Ministria e Shëndetësisë se në 24 orët e fundit janë shënuar  26 rate të reja me Covid-19, ku mes tyre 14 raste janë regjistruar në Shkup, 2 në Kumanovë, 4 në Shtip, 1 në Prilep, 2 në Tetovë, 1 në Strugë dhe 1 në Veles.

Lajmi i mirë është se Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Viktimat e fundit nga Covid 19,  janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 26,463 testime, prej të cilëve 2.039 kanë  rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe janë shëruar 1.470 të infektuar.  Por fatkeqësisht betejën me koronavirusin e kanë humbur 119 pacientë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut kkoronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll