Bota

Vrau në mënyrë fatale burrrin që ishte me ngjyrë/ Shkarkohen katër policë nga puna, nisin protestat masive në SHBA: Duam

27 Maj 2020, 14:23 Nga DOSJA
Vrau në mënyrë fatale burrrin që ishte me ngjyrë/

SHBA– Katër oficerë policie në Minneapolis të SHBA janë pushuar nga puna pas vdekjes së një personi me ngjyrë, ku një polic e kishte vrarë duke i vdendosur shkelmin në fyt. Por kjo ngjarja nga mbetur me kaq pasi pak orë pas shkarkimit të policëve, në vend sgpërthyen në protesta masive me thirrjen “drejtësi për George”.

Shumë aktivistë në SHBA e shohin vdekjen e tij si një sjellje e përsëritur ndaj njerëzve me ngjyrë, dhe e quajnë diskriminin, pasi një person me ngjyrë nuk duhet të marrë dënimin me vdekje.

“Të jesh me ngjyrë në SHBA nuk duhet të jetë dënim me vdekje”, tha një prej protestuesve.

Një video e bërë publike nga mediat ndërkombëtare shihet se si një polic bën një akt diskriminues, pasi ka shtrirë në tokë një person me ngjyrë dhe i ka vënë këmbën në fyt ku ky i fundit ka mbetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në jug të Minneapolis dhe video është filmuar nga një kalimtar. Policia nisi mënjëherë hetimet ku dhe kanë  arrestuar burrin i cili sipas policisë kishte rezistuar fizikisht ndaj autorieteve.

Burimi:UsaToday

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta masive ne shba shba protesta masive ne shba shba

Sondazh

Poll