Aktualitet

Zbulimi i pasurive të “kokave” të krimit/ SPAK thërret kreun e Kadastrës: Duam informacion për çdo dosje. Lame: Takimi

27 Maj 2020, 08:58 Nga DOSJA
Zbulimi i pasurive të “kokave” të krimit/ SPAK

Tiranë– Paraditen e sotme kreu i Kadastrës, Artan Lame zhvilloi një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion,  Arben Kraja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  Lame ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja në kuadër të operacionit të OFL-së, ku është disktuar në lidhje me shkëmbimin e informacioneve për pronat e personave në hetim.

 

Mësohet se kreu i SPAK i kërkoi Lames që të përgatisë përgjigje për çdo kërkesë së OFL-së, pra të paraqesë një dosje për çdo person nën hetim, e cila do të shërbejë si provë në gjykatë.  Në përfundim të takimit Lame refuzoi të fliste për mediet. Ai theksoi se takimi ishte sekret.

Prej muash OFL ka nisur aksion për goditjen e “kokave” të krimit. Sot OFL u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë 4 personave të dënuar në Elbasan. Ndërkohë, një ditë më parë OFL iu dërgoi formularët Enver Bajrit dhe Emrah Plakut. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben krahja artan lame ofl arben krahja artan lame ofl

Sondazh

Poll