Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Mamurras/ Gjendet e djegur në banesë një 69-vjeçare, fqinjët njoftuan ‘zhdukjen’ e gruas

27 Maj 2020, 08:34 Nga DOSJA
Ngjarje e rëndë në Mamurras/ Gjendet e djegur në banesë

MAMURRAS- Ngjarje e rëndë në Mamurras. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është gjendur e djegur në banesë 69-vjeçarja Gjelina Hoti. Dyshohet se 69-vjeçarja është djegur në banesë disa ditë më parë.

69-vjeçarja është bashkëshortja e ish-boksierit Pal Hoti, e cila pas ndarjes nga jeta të burrit jetonte e vetme në periferi të Mamurrasit. Dyshohet se viktima mund të ketë rënë në kontakt me korretin kur ka tentuar që të gatuajë dhe është gjetur pa jetë pas disa ditësh në banesë.

Alarmin për “zhdukjen” e saj e kanë dhënë fqinjët, të cilët nuk e kishin parë për disa ditë. Ata kanë lajmëruar Policinë dhe zjarrfikësen, të cilët kanë thyer derën dhe kanë gjetur të pajetë 69-vjeçaren. 

Trupi i saj i pajetë është sjellë në morgun e Tiranës për t’i kryer ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes. 

k.m/J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet gruaja në mamurras gjelina hoti digjet gruaja në mamurras gjelina hoti

Sondazh

Poll