Aktualitet

Shpërthim rastesh me Covid-19/ 15 mjekë dhe infermierë të prekur, dyshohet se i infektoi kolegia

27 Maj 2020, 08:22 Nga DOSJA
Shpërthim rastesh me Covid-19/ 15 mjekë dhe infermierë të

TIRANË–  Pas disa javësh pa viktima dhe pa shumë raste me të infektuar të rinj, mesa duket COVID-19 është ‘rizgjuar’ në Shqipëri. Ka raportime se 15 persona, të cilët janë ekip mjekësor kanë rezultuar mbartës të Covid 19 në 24 orët e fundit.

Dyshohet se ata janë infektuar nga një kolegia e tyre, e cila për momentin është e shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Por ende nuk dihet se ku janë shënuar rastet e reja të infektimit. Megjithatë priten që të dhënat zyrtare të bëhen të ditura nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 1029 të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndërsa 33 persona kanë humbur jetën në spital. Aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ndërkohë që  803 pacientë janë shëruar.

(k.m/dosja.la)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll