Aktualitet

21 raste të reja me COVID-19 vetëm në Tiranë, 13 prej tyre personel mjekësor dhe pacientë në QSUT, i infektoi një infer

27 Maj 2020, 08:44 Nga DOSJA
21 raste të reja me COVID-19 vetëm në Tiranë, 13 prej

SHQIPËRI- 21  raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se pas testimit të 262 personave, kanë rezultuar me COVID-19 21 prej tyre, të cilët janë në Tiranë.

Flutura Beqo bëri me dije se 13 nga të prekurit janë presonel shëndetësor dhe pacientë,  kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë e infektuar. Infermierja infektoi 2 mjekë dhe 5 infermierë.

Nga këta 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv. Numri total i personave aktivë në Shqipëri ka shkuar në 205.  Ndërkohë janë shëruar  800 persona dhe kanë humbur jetën 33 qytetarë.

Njoftimi i ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjera Shkon në 1050 numri i të prekurve, prej tyre 205 janë raste aktive. Tirana mbetet vatra kryesorem Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja. Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë. Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)

Testime totale 15094

Testime molekulare 13768

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1050

Raste të shëruara 812

Raste Aktive 205

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 101

Durrës 51

Krujë 23

Shkodër 12

Kamëz 9

Berat 6

Fier 2

Korçë 1

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll