Bota

Greqia shpall fushatë vaksinimi nga mosha 50 vjeç me vaksinën kundër tuberkulozit, për mbrojtjen nga Covid-19

27 Maj 2020, 09:15 Nga DOSJA
Greqia shpall fushatë vaksinimi nga mosha 50 vjeç me vaksinën

GREQI– Një grup ekspertës grek të udhëhequr nga Profesori i Patologjisë e EKPA Z. Evangelos Giamarellos, kanë marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave (EOF) për të filluar më 1 qershor vaksinimin kundër sëmundjes COVID-19.

Kjo pasi Qeveria greke kërkon rihapjen e vendit sa më parë, në mënyrë që edhe sezoni veror të vijojë si çdo vit.

Në bazë të këtij studimi nga specialistët grekë për infeksionet virale nga viti 2017 që u përfundua në muajt e parë të 2020 dhe duke ndjekur shembullin e Australisë, Hollandës dhe Gjermanisë ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shpallë një fushatë vaksinimi për grupet e rrezikuara nga mosha 50 vjeç me vaksinën BCG kundër tuberkulozit.

Ata pretendojnë se përsa kohë  nuk ekziston një vaksinë e posaçme, është vërtetuar se kjo vaksinë ul rrezikun e gjendjes së rëndë nga covid-19 deri në 80%. Pra në këtë mënyrë është ilaçi i vetëm që mund të mbrojë momentalisht  popullsinë dhe krijimin e imunitetit të popullsisë.

Mësohet  se vaksinimi do bëhet në 4 spitale të Athinës dhe në disa prej  qyteteve më të mëdha në periferi të vendit.

Deri më tani Greqia ka rregjistruar të paktën 2.892 pacientë të infektuar nga koronavirusi si edhe 173 viktima që prej fillimit të shpërthimit. Lajmi i mirë është se deri më tani janë shëruar plotësisht 1.374 persona nga Covid- 19.

Burimi: xalkidikipolitiki.gr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi vaksina kundër tuberkulozit koronavirusi në greqi vaksina kundër tuberkulozit

Sondazh

Poll