Bota

Danimarka hap kufijtë për çiftet që kanë ngelur në shtete të ndryshme për shkak të Covid-19

26 Maj 2020, 18:18 Nga DOSJA
Danimarka hap kufijtë për çiftet që kanë ngelur

DANIMARKË-Autoritetet në Danimarkë kanë njoftuar se kanë rihapur kufijtë për çiftet që kanë ngelur në shtette të ndara për shkak të koronavirusit. Ky vendim ka hyrë në fuqi ditën e djeshme.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ata që futen brenda shtetit duhet të vërtetojnë lidhjen e tyre para autoriteteve përmes fotografive, mesazheve të shkruara apo shkëmbimit të adresave elektronike.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup tha se këto rregullore do të lehtësohen në ditët në vijim, dhe krejt çfarë do të duhet është një letër e nënshkruar nga të dyja palët.

“Nëse thoni se keni të dashur dhe nënshkruani dokumentin, në do të pretendojmë se është e vërtetë”, ka thënë Hækkerup.

Deri më tani në Danimarkë kanë humbur jetën 563 persona ndërsa janë infektuar më sëmundjen vdekjeprurëse  11,428 njerëz.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në danimarkë koronavirusi në danimarkë

Sondazh

Poll