Bota

“Po më peshon rëndë gjithë ky popullaritet që po më ndjek” Flet për herë të parë pacienti ‘0’ në Itali: Ato q

26 Maj 2020, 17:21 Nga DOSJA
“Po më peshon rëndë gjithë ky popullaritet që po

ITALI– Mattia Maestri,  italiani i parë që u diagnostikua me koronavirus ka folur për herë të parë për mediat e huaja.  Ai ka mohuar të gjitha ato që janë thënë duke shtuar se mjekët nuk i kanë thënë që është  pari person me sëmundjen vdekjeprurëse në vend.

 “Po më peshon rëndë gjithë ky popullaritet që po më ndjek, duhet të refuzoj vazhdimisht kërkesat për intervista ose programe televizive”, thotë ai.

Maestri, ish-futbollist i një klubi të kategorisë së katërt, ka kaluar faza ekstreme emocionale dhe fizike.Bëhet me dije se ai ka qëndruar tre javë në gjendjen intensive. Kur u zgjua, nuk e dinte se çfarë ishte koronavirusi dhe në çfarë mase ishte përhapur.

38-vjeçari, i cili është edhe vullnetar pranë Kryqit të Kuq shkoi për herë të parë në spitalin Codogno pasditen e 18 shkurtit, pa ditur se simptomat që kishte mund të çonin në identifikimin e tij si rast Covid-19 ‘i dyshuar’.

Pas analizave, edhe pse iu tha që të shtrohej në spital ai nuk ka dëgjuar kështu që shkoi përsëri në shtëpu.  Disa orë më vonë situata u përkeqësua. Në mëngjesin e 20 shkurtit, shtrimi në reanimacion dhe në njësinë e kujdesit intensiv ishte e nevojshme.

Kujtojmë se ishte gruaja e tij që  informoi mjekët për një darkë në fund të janarit të burrit të saj dhe disa miqve, përfshirë edhe një që sapo ishte kthyer nga Kina. Kështu ndodhi zbulimi i infektimit të parë në Lombardi. Gruaja shtatzënë dhe nëna e tij u infektuan, ndërsa babai nuk ia doli dot, ai vdiq ndërsa i riu ishte shtruar në spital.

Burimi: today.it

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mattia maestri koronavirusi ne itali mattia maestri

Sondazh

Poll