Bota

Me motive nga më të veçantat, muzeu kombëtar në Çeki çel ekspozitën me maska ndaj COVID-19

26 Maj 2020, 16:57 Nga DOSJA
Me motive nga më të veçantat, muzeu kombëtar në

ÇEKI-Muzeu Kombëtar në Çeki ka hapur një ekspozitë me maskat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Pavarësisht se Çekia ka lehtësuar masat, vizitorët sërish duhet të mbajnë maskë gjatë vizitës në ekspozitë. Çekia ishte një nga shtetet e para që e bëri të detyrueshme përdorimin e maskës. Në momentin kur qeveria njoftoi në mars të 2018-ës, se nuk mund të mbulonin kërkesat e popullatës, njerëzit filluan t’i prodhonin vetë në shtëpi.

Më pas masakt u shpërndanë për personelin shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Kuratorja e ekspozitës, Miroslava Burianova, u shpreh se maskat janë kthyer në simbol të situatës aktuale.

“Një nga synimet e Muzeut Kombëtar është të dokumentojë kohërat në të cilat po jetojmë. Por për shkak të prodhimit në masë, nuk është e thjeshtë për të përcaktuar se cilat maska do të përfshihen në koleksion dhe cilat nuk vlejnë. Maskat janë kthyer në simbol të kësaj periudhe, një simbol solidariteti, por edhe i aftësisë së grave çeke”, u shpreh ajo.

Për ekspozitën, Burianova zgjodhi 26 maska të modeleve të ndryshme, me motive nga flamuri çek dhe folklore sllav, të cilat janë krijuar nga dizajner dhe njerëz të zakonshëm.

Marrë nga Radio.cz

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekspozita me maska koronavirusi ne çeki ekspozita me maska koronavirusi ne çeki

Sondazh

Poll