Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Elbasan 48-vjeçari që ishte dënuar në Itali për organizatë krimi

26 Maj 2020, 13:23 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar për trafikim narkotikësh. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se është arrestuar shtetasi A. Ç., 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

“Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh. Operacioni nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe autoriteteve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi në Elbasan dhe arrestimi i shtetasit A. Ç., 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali. Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 48-vjeçari policia elbasan arrestohet 48-vjeçari policia elbasan

Sondazh

Poll