Bota

Qendra e Artit Bashkëkohor rihapet me një ekspozitë të artistit shqiptar Adrian Paci

26 Maj 2020, 13:56 Nga DOSJA
Qendra e Artit Bashkëkohor rihapet me një ekspozitë të

ITALI- Qendra e Artit Bashkëkohor “Luigi Pecci” në Prato, Firence, njofton rihapjen e saj me një ekspozitë të artistit shqiptar Adrian Paci. Video-instalacioni “Interregnum” nga artisti vizual vjen në kontekstin e një ekspozite më të gjërë të artit post-Sovjetik.  

Sipas njoftimit, video-instalacioni “Interregnum” lidh realitete të ndryshme komuniste përmes gjuhës së përbashkët të dhimbjes dhe zisë. Për dhimbjen e individëve, autori thekson “nuk u menduan në shoqërinë komuniste”, por që megjithatë manifestohen në mënyrë të pandalshme, të çliruar nga vdekja e udhëheqësve.  

Adrian Paci, i lindur në Shkodër më 1969 dhe i vendosur në Itali që në vitin 1997, gëzon një mirënjohje ndërkombëtare për artin e tij të ekspozuar ndër të tjera dhe në Muzeun Modern të Artit (MoMa) në New York. 

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora adrian paci luigi pecci adrian paci luigi pecci

Sondazh

Poll