Bota

Tre viktima dhe 16 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut hap kufijtë më 1 qershor

26 Maj 2020, 13:13 Nga DOSJA
Tre viktima dhe 16 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është një ndër vendet që është prekur nga koronavirusi, duke e bllokuar totalisht, në mënyrë që frenonte përhapjen e Covid-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 314 teste të realizuara, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga ky bilanc i sotëm mësohet se 9 raste janë shënuar në Shkup, 5 në Shtip si edhe në Strugë dhe Gostivar nga një rast. Në bazë të njoftimit të ISHP në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 78-vjeçare nga Velesi, e cila ishte pranuar në spital me 14 maj.

Gjithashtu Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se do të rihapë kufijtë me datë 1 qershor. Gjithashtu mësohet  se në mbledhjen e Qeverisë që pritet të mbahet ditën e sotme në orën 16:00, pritet të merret vendimi edhe për hapjen e hoteleve dhe objektet gastronomike.

Deri më tani Maqedonia e Veriut ka realizuar në total 25,841 testime, ku mes tyre  2.014 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe janë shënuar 116 viktima. Lajmi i mirë është se janë  shëruar 1.453 pacientë.  Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë 445 raste aktivë me koronavirus.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll