Bota

Turizmi/ Di Maio: Ne po negociojmë për rihapjen e të gjithë kufijve brenda BE-së 15 qershor

26 Maj 2020, 12:50 Nga DOSJA
Turizmi/ Di Maio: Ne po negociojmë për rihapjen e të gjithë

ITALI– Italia një prej vendeve më të prekura nga kornavirusi në Europë, sot kur shifrat ditore të viktimave dhe të të infektuarëve është teje i ulët krahasuar me muajt e mëparshëm kërkon rihapjen e vendit.

Mediat italiane kanë shkruar se Qeveria italiane po negocion me vendet e Bashkimit Evropian për ristartimin e turizmit evropian më 15 qershor dhe për hapjen e korridore turistike.

Ky lajm është bërë me dije nga ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio.

“Kjo në njëfarë mënyre, do të jetë dita evropiane. Gjermania përpiqet t’i hapë kufijtë e saj më 15 qershor dhe i këshillon qytetarët të shkojnë në pushim në vende tjera të Evropës, me Austrinë punojmë në këtë, ndërsa negociojmë edhe me vendet tjera të BE-së.”– është shprehur sot Di Maio.

Ndër të tjera Di Maio u dha shpresë italianëve se mund të bëjnë pushime në të gjithë Italinë, por theksoi se janë të nevojshëm edhe turistë të huaj, sidomos gjermanët, të cilët paraqesin pjesë shumë të rëndësishme.

Kujtojmë se paraprakisht Italia ka njoftuar se do të hapë kufijtë e saj për shtetasit e BE-së dhe të zonës Shengen më 3 qershor.

Kujtojmë që Italia është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 32 mijë që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: ilmessaggero

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali luigi di maio koronavirusi ne itali luigi di maio

Sondazh

Poll