Politike

‘Tym i bardhë’ nga tryeza e ‘Zgjedhore’, periudha e zgjedhjeve do mbahet një muaj, ja muajt kur do të votojnë shqipt

26 Maj 2020, 10:06 Nga DOSJA
‘Tym i bardhë’ nga tryeza e ‘Zgjedhore’, periudha e

TIRANË– ‘Tym i bardhë’ nga tryeza për Reformën Zgjedhore. Pranohet sugjerimi i opozitës për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 muaj në 1 të vetëm. Gjithashtu është arritur dakordësi edhe për periudhën e votimit. Shqiptarët do të votojnë nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori – 15 nëntor. 

Palët kanë rrëzuar propozimin e opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve në periudhën shtator-tetor. 

Ndërkohë vijon puna për shqyrtimin e pikave të tjera. Palët janë zotuar se Reformën Zgjedhore do ta mbyllin deri më 31 maj të 2020.  Paët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë dhe e vetmja që ka dalë kundër është Hajdari. Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike periudha zgjedhore reforma zgjedhore periudha zgjedhore reforma zgjedhore

Sondazh

Poll