Politike

Grupit Parlamentar Demokrat i shtohen edhe 3 deputetë (EMRAT)

26 Maj 2020, 07:40 Nga DOSJA
Grupit Parlamentar Demokrat i shtohen edhe 3 deputetë (EMRAT)

Tiranë- Shkon në 12 numri i deputetëve të grupit Parlamentar Demokrat. Së fundmi këtij grupi i janë shtuar edhe 3 deputetë,  të cilët janë Artur Roshi, Kujtim Gjuzi dhe Besnik Troplini.

Më 14 maj, grupi parlamentar demokrat shkarkoi Rudina Hajdarin si kryetare duke e zëvendësuar atë me Myslim Murrizin. Ky shkarkim erdhi menjëherë, pasi Hajdari foli kundër forcave politike, PD e PS, pasi sipas saj, kanë bërë marrëveshje për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor. Deputetja ende nuk e ka komentuar publikisht vendimin e shkarkimit. Por, në seancën plenare të 14 majt deputetja Rudina u zotua para shqiptarëve se kauza kryesore që duhet të ndiqet është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Tashmë Grupi Parlamentar Demokrat përbëhet nga 12 deputetë që hynë në Kuvend pas dorëzimit të mandateve nga Partia Demokratike, Lëvizja Soicaliste për Integrim dhe aleatët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur roshi besnik troplini grupi parlamentar demokrat kujtim gjuzi rudina hajdari artur roshi besnik troplini grupi parlamentar demokrat kujtim gjuzi rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 21:05

TIRANË- Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një debat i fortë...