Politike

Basha nis ditën nga Njësia nr.5, del në këmbë për të inspektuar punën e bizneseve, qytetarët e përshëndesin: Mirëmë

26 Maj 2020, 07:21 Nga DOSJA
Basha nis ditën nga Njësia nr.5, del në këmbë për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur ditën herët duke inspektuar punën e bizneseve pas hapjes nga koronavirusi.

Më një video-selfie, Basha ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij, se do të shkonte në çdo biznese për të pyetur për gjendjen e tyre. Siç duket edhe nga pamjet, kreu i PD-së, ka vendosur që ta nisë inspektimin e tij nga Njësia nr.5 në Tiranë.

“Jam këtu në një nga kryqëzimet më të rënduara të rrugëve tek njësia administrative numër 5 në Tiranë, gati për të filluar një takim në ecje me bizneset e zonës dhe banorët e zonës.  Është një mëngjes plot me lëvizje, por ajo që të bie në sy fillimisht është që numri i njerëzve nëpër dyqane është shumë i vogël. Në dy-tre lokale që janë të hapura, numri i atyre që po pijnë kafe është edhe më i vogël se zakonisht, por tani do të jem hap pas hapi me ta për t’i pyetur sesi është gjendja e tyre, nëse kanë marrë apo jo ndonjë ndihmë. Si është shtrëngesa që kanë përjetuar për shkak të rënies së konsumit, si është xhiro dhe për të diskutuar së bashku se çfarë duhet bërë në këtë kohë të vështirë ekonomike. Hapi i parë do të jetë që lekët e shqiptarëve të shkojnë tek njerezit, t’i japim fund prokurorimeve korruptive, tenderave sekretë, koncesioneve që po përthithin të gjithë paratë e njerëzve, t’i kthejmë ato në pagesa direkte, në radhë të parë për konsumatorët, për familjet në nevojë, për njerëzit që kanë humbur vendet e punës, që kanë humbur xhiron e tyre. Së dyti, përfitime për çdo biznes. Statistikat e fundit tregojnë se më pak se gjysma e atyre që duhet të përfitonin nga vkm-të gjysmake të qeverisë, nuk i kanë marrë këto para akoma,“-tha Basha.

Sigurisht që ai ka tërhequr edhe vëmendjen e njerëzve, të cilët i kanë uruar edhe mëngjesin e mirë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha tirane lulzim basha tirane

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 21:05

TIRANË- Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një debat i fortë...